Presidenti Meta ka takuar homologun bullgar Rumen Radev ku bën me dije se ky i fundit do të vizitojë Tiranën javët e ardhshme.

Meta e ka falënderuar Radevin për ndihmat dhe solidaritetin që tregoi Bullgaria pas tërmetit të 26 nëntorit që shkaktoi në Shqipëri 51 viktima, qindra të plagosur dhe la mijëra pa shtëpi.

Po ashtu e falënderoi për mbështetjen që ka dhënë Bullgaria për çeljen e negociatave për Shqipërinë me BE duke u shprehur se beson ende tek mbështetja që shteti bullgar mund t’i japë Shqipërisë për çeljen e negociatave pranverën e këtij viti në Samitin e Zagrabit.

Në fund Meta ka bërë me dije se mes marrëdhënieve Shqipëri- Bullagari në qendër të bashkëpunimit duhet të jetë Korridori 8 dhe projektet nxitëse në të.

Postimi i plotë:

Një takim i ngrohtë në Jerusalem me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, të cilin e falenderova për solidaritetin dhe ndihmën e ofruar nga autoritetet bullgare pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019.
Vizita e tij në javët e ardhshme në Tiranë do të konfimojë marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe popujve tanë.
Vlerësova mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë për çeljen e negociatave të pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
U dakordësuam se nxitja e projekteve për Korridorin 8 duhet të jetë në qendër të bashkëpunimit mes dy vendeve tona. 🇦🇱🤝🇧🇬