Një tjetër kamp emigrantësh në Greqi është vendosur në karantinë.

Kampi u karantinua pasi një afgan rezultoi pozitiv me Covid-19 në testin që bëri.

Sakaq bëhet me dije se kampi i vendosur në karantinë është afër Athinës.

Kujtojmë se kampi afër Athinës është kampi i dytë i vendosur në karantinë shtetin fqinj.

Para 3 ditësh në mediet fqinje u raportua se Kampi i refugjatëve në Ritsona, në afërsi të Athinës, do të izolohet totalisht për të paktën 2 javë, pasi 21 emigrantë janë testuar dhe kanë dalë poziti me koronavirus.