Sot javën e nisa me Roselen. E nisem bashkëbisedimin te kafeja te rruga e Durrësit. U përqendruam te fushata. Unë e dua këtë rrugë, megjithëse nuk të çon më në Durrës. Po këtu është një nga gjimnazet më me emër, që ka bërë dhe vazhdon të bej histori, gjimnazi “ Qemal Stafa”, aty ku unë kam dhënë kontributin tim dhe kam shkolluar qindra dhe mijëra nxënës!

Ndaj ndjehem me fat që në këtë zonë ku kam edukuar e shkolluar shumë djem e vajza kam fatin të kandidojë dhe të ndjej ngado e kudo, sy që më ndjekin me endje e mirësi, dyer që hapen dhe vajza e djem që kanë dëshirë te pimë kafe së bashku, jo për kafe vetëm por për të dialoguar.

Edhe takimi me Roselën ishte një kënaqësi e madhe. Folëm gjatë për programin e LSI dhe ndërkohë Rosela, si mendje hapur që është me tha një fjalë që me mbeti ne mend. Zysh Nora, askush nuk do ta ndryshojë uraganin që do sjellë ndryshimi i 25 Prillit. Se ne të rinjtë besojmë se ndryshimin kësaj radhe do ta bëjmë vet.

Ne sot ndjejmë forcën që ka vota jonë, pasi tashmë kuptojmë se e ardhmja është e Guximtarëve, e atyre që përtej sfidave personale, guxojnë dhe duan të sjellin ndryshimin në këtë vend të begat. Dhe ne besojmë te njerëzit që ndjenë dhe e duan vendin.

Te falënderoj Rosel, që me bere te ndjehem krenare dhe te kuptoj që investimi që kam bere te të rinjtë është kapitali me u çmuar për mua. Teksa përfundoj kafen me Roselen, e ndjej se sa me shume ofrohet koha, aq me shpejte ndryshimi po ndjehet.

Se pranvera se bashku me diellin, sjelle edhe ndryshimin. Ne kemi pasurinë me te madhe të rinjtë! Nuk ka fitore me te madhe sesa kur te duan e te zgjedhin të rinjtë!