Ditën e sotme sërish vendi do të ndikohet nga masa ajrore të ftohta e të qendrueshme.

Për rrjedhojë, moti parashikohet i kthjellët me vranësira kalimtare gjatë orëve të pasdites.

Përsëri, gati në të gjithë vendin, në orët e mëngjesit e të mbrëmjes do të ketë ngrica.

Era, do të fryjë nga juglindja e verilindja e lehtë e mesatare në bregdet, duke sjellë valëzim të forcës 2 deri 3 ballë.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak temperaturat parashikohen:

zonat malore -7ºC deri në 7ºC

zonat e ulëta -3ºC deri në 12ºC

zonat bregdetare 0ºC deri në 13ºC