‘Prej muajit Tetor, opozita e bashkuar ka insistuar në një mekanizëm gjithëpërfshirës, të reformës zgjedhore për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Sot opozita e bashkuar rikonfirmon qëndrimin e saj, për nisjen pa vonesë dhe përfundimin sa më parë të reformës zgjedhore.

Opozita mandaton Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin, për të përfunduar reformën zgjedhore, duke i qëndruar plotësisht pikave të prezantuara në tetor 2019.