Fenomeni La Ninja po ndodh në oqeanin Paqësor, duke bërë që rryma të ftohta ujërash të shtrihen gjerësisht gjeografikisht.

Sipas Organizatës Botërore Meteorologjike, fenomeni kësaj herë duket se po fut në vorbullën e tij edhe më shumë territor.

La Ninja pritet të zgjasë deri në tre mujorin e parë të vitit 2021, i cili do të shoqërohet me rryma të ftohta në ujërat e Paqësorit. Kjo do të bëjë që në brigjet e paqësorit dhe më tej temperaturat të jenë të ulëta.

Kjo nuk do të ndryshojë faktin që 2020 ka qenë një ndër vitet të më të nxehta.

La Ninja cilësohet si një nga tre fazat e shfaqjes së motit të njohur si El Ninjo. Tre fazat janë: El Ninjo që sjell rryma të ngrohta ujore, La Ninja të ftohta dhe një fazë neutrale.