Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 50 u plagosën pas një shpërthimi në një shkollë fetare në Pakistan.

Dhjetëra të tjerë u plagosën, përfshirë katër fëmijë nën moshën 13 vjeç.

Qyteti i Peshawar që ndodhet kufi me Afganistanin, është ndeshur me dhuna nga më të rëndat të shkaktuara nga talibanët.

Gjashtë vite më parë, disa persona të armatosur sulmuan një shkollë ushtarake në qytet duke lënë më shumë se 150 të vdekur, përfshirë shumë fëmijë.

Sidoqoftë, numri i sulmeve është zvogëluar shumë vitet e fundit në krahasim me vitet e mëparshme.