Pamje dramatike shfaqen nga zjarret që kanë pushtuar Australinë këtë vit të ri. Përmes videos së publikuar nga CNN shihen zjarrëfikësit të cilët vijojnë punën duke hyrë përmes zjarrit me kamion.

 Zjarrëfikësit po kalojnë nëpër pika të njohura turistike në brigjet juglindore të vendit, duke detyruar mijëra njerëz të strehohen në plazhet aty pranë.

Në qytetin Mallacoota, i cili shtrihet në skajin më lindor të shtetit të Victoria dhe është një vend i njohur për kampe familjare, rreth 4,000 njerëz u larguan për në plazhe, raportojnë autoritetet.

Mijëra banorë të Australisë u detyruan të strehohen në plazhe gjatë këtyre ditëve të tmerrshme. Më shumë se 130 vatra zjarri vazhdojnë të jenë aktive në Neë South Wales të Australisë, ndërsa temperaturat në disa pjesë të shtetit pritet të arrijnë në rreth 40 gradë celsius.