Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti shprehet se nisma e Presidentit Ilir Meta për ndalimin e masakrës në Vjosë, ishte emergjente por mbi të gjitha shpëtuese për këtë pasuri Europiane.

”Nëse nuk ndërhyhet tani dhe menjëherë, ata do të çrregullojnë në mënyrë të pakthyeshme, regjimin e ujërave dhe do të prishin të gjithë ekosistemin e lumit të vetëm të egër në Evropë. Dhe jo vetëm! Por ky ekosistem po kërcënohet nga ndotja e rëndë dhe e turpshme e brigjeve të lumit që sëbashku me shpyllëzimet janë përgjegjësi e drejtpërdrejtë e tre bashkive që lag ky lumë”,- shkruan ndër të tjera Panariti.

Postimi i plotë

Ndal masakrës së Vjosës! Nisma e Presidentit është kthesa që pritej! Degradimi i Vjosës është jo imagjinar, por real. Hidrocentralet e Kalivaçit dhe Poçemit nuk janë fantazi por projekte shfrytëzimi mbi Vjosë. Të cilat janë një kercënim i provuar dhe i vërtetuar nga studiuesit tanë dhe të huaj.

Nëse nuk ndërhyhet tani dhe menjëherë, ata do të çrregullojnë në mënyrë të pakthyeshme, regjimin e ujërave dhe do të prishin të gjithë ekosistemin e lumit të vetëm të egër në Evropë. Dhe jo vetëm!

Por ky ekosistem po kërcënohet nga ndotja e rëndë dhe e turpshme e brigjeve të lumit që sëbashku me shpyllëzimet janë përgjegjësi e drejtpërdrejtë e tre bashkive që lag ky lumë.

Të cilat sëbashku me pushtetin qëndror të kontrolluar vetëm nga nje parti, janë drejtpërdrejt përgjegjëse për shkretimin dhe shndërrimin e brigjeve në kosh plehrash. Prandaj nisma e Presidentit ishte emergjente, parandaluese dhe shpëtuese për këtë pasuri jo vetëm kombëtare, por Evropiane.