Nga Edmond Panariti
Nëse nuk ndalim investimet jo prodhuese! Nëse nuk ndalim paratë që “rrjedhin” vetëm nga poshtë lart, varfëria mund të prekë gjysmën e popullsisë!

Shqipëria edhe me rritje mbi 3%, ( stanjacion “de fakto”) mbante një nivel varfërie prej 32% sipas Bankës Botërore!
Ky është një nivel afrikan i varfërisë, po të mbajmë parasysh se në shkallë botërore mesatarja e varfërisë është 10%.
Tani perfytyroni se ku do të shkojmë në fund të këtij viti ku projeksionet e “rritjes” ekonomike janë deri në minus 7%?
Gjysma e popullsisë do të zhytet në varfëri.
Kjo nuk është hipotezë por një e vërtetë e tmerrshme, e cila mund të parandalohet vetëm duke ndryshuar kahun e rrjedhjes së parasë nga poshtë lart, në lart poshtë!
Kjo do të thotë që paratë grante të botës, paratë publike dhe subvencionet e buxhetit të shkojnë kryesisht drejtpërdrejt si grante për biznesin e vogël , për fermerët, për indeksim pensionesh që do të gërryen nga inflacioni. .
Kështu vepron Bashkimi Evropian me bizneset e tij.
Kështu vepron Amerika për sipërmarrjet e saj..
Ata japin para të thata për ata që punojnë, prodhojnë por që ndodhen në vështirësi!
Një pjesë e parave mund dhe duhet të shkojnë për lehtësira tarifore dhe tatimore për ata që taksat dhe tatimet i kanë më të larta në Evropë.
Hiqeni taksën e qarkullimit të naftës për mjetet deri në fund të këtij viti sepse automjetet i keni mbyllur.
Hiqeni përfundimisht taksën e qarkullimit të naftës për traktorët, mjetet bujqësore sepse ato as që dalin fare në rrugë por rrijnë në parcela.
Hiqeni taksën e qarkullimit të naftës për serat, sepse serat nuk kanë rrota dhe as timon.
Kështu mund ti jepni “frymëmarrje të drejtuar” prodhuesve në kolaps..
Ndërroni rrjedhën e parave, jo nga poshtë-lart, por nga lart-poshtë!