Nga Edmond Panariti

Tirana më e shtrenjta, më e varfëra, më e stresuara në rajon !

Me koston e lartë të jetesës, fuqinë blerëse të ulët, të ardhurat e pakta , papunësinë galopante, trafikun dhe ndotjen e lartë, drama është vetë Tirana!

Sipas Numbeo, baza më e madhe e të dhënave botërorë për nivelin e jetesës, Tirana është më e shtrenjtë më e varfër dhe me stres urban shumë më të lartë se Kryeqytetet e fqinjëve të saj Ballkanas.
Një familje prej katër vetësh në Tiranë për të mbuluar shpenzimet e jetesës, sipas Numbeo, sot i duhen në muaj plot 182. 951,2 lekë pa llogaritur këtu qeranë nëse ajo nuk ka shtëpi.
Thënë ndryshe dy prindërit duhet të kenë të ardhura mujore përkatësisht nga 90.000 lekë secili, për të përballuar koston e ushqimit, veshmbathjes, tarifat e ujit, elektrikut e me radhë , taksat, shërbimin shëndetësor, shkollimin e dy fëmijëve etj.
Ndërsa nëse të qëllon të jesh vetëm për të shtyrë muajin të duhen plot 52.000 lekë.
Të gjitha këto për një pagë mesatare prej 40.000 lekë nëse ke fatin të jesh në punë.

Çmimet e mallrave të konsumit në Tiranë janë 40% më të larta se në Prishtinë .
Qeraja 15% më e lartë.
Cmimet në e ushqimeve 15% më të larta.
Çmimet në restorante 44% më të larta.

Fuqia blerëse 41,2% më e ulët se në Prishtinë .

Çmimet e mallrave të konsumit në Shkup janë 10,2% më të ulëta se në Tiranë.
Qeraja 14% më e ulët.
Çmimet e ushqimeve dhe të restoranteve 7% më të ulëta.
Fuqia blerëse 12,6 % më e lartë se në Tiranë.

Për treguesin e trafikut, si shprehje e stresit urban, ndotjes dhe kostos së lartë për qytetarët Tirana është thuajse tre herë më e stresuar se Podgorica dhe dy herë më shumë se Prishtina!

Tirana 128.31
Prishtina 71.81
Shkupi 99.2
Podgorica 57.65

Këtë duhet të dinë qytetarët për pushtetarët !