Borxhi i qeverisë në Mbretërinë e Bashkuar ka tejkaluar 2 trilionë £ për herë të parë. Pasi vendi llogariti koston e pademisë shihet se ekonomia ka pësuar rënie të konsiderueshme.
Kancelari Rishi Sunak u shpreh se kriza i ka vënë financat publike nën një tendosje të konsiderueshme, pasi masat e bllokimit goditën ekonominë dhe qeveria ka shpenzuar shumë duke mbështetur bizneset dhe qytetarët.
“Pa këtë mbështetje gjërat do të ishin shumë më keq. Vendi u përball me vendime të vështira”- u shpreh ai.
Të gjitha vendet pa përjashtim janë duke pësuar një krizë ekonomike për shkak të pandemisë. Shumë njerëz humbën vendin e punës dhe shumë biznese u detyruan të mbyllin aktivitetin e tyre.