• Tirana -1 °
  • Durres -1 °
  • Elbasan -1 °
  • Fier 5 °
  • Gjirokaster 10 °
  • Korce -5 °
  • Kruje -1 °
  • Kukes -12 °
  • Lezhe 3 °
  • Sarande 10 °
  • Shkoder 3 °
  • Vlore 6 °
  • Ulcinj 6 °
  • Pristine -2 °

Rreth 100 mijë raste të reja me koronavirus janë regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, 99,660 raste të reja u konfirmuan të mërkurën, shifër kjo rekorde brenda një dite.

Në spitalet e SHBA-së aktualisht janë të shtruar mbi 50,000 pacientë me koronavirus. Shifra paraqet rritje për rreth 64% nga fillimi i tetorit. Shkalla mesatare e viktimave ditore gjithashtu është rritur, megjithëse mbetet më e ulët sesa në fillimet e pandemisë, në muajin mars.

Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në botë nga koronavirusi. Numri i përgjithshëm i të infektuarve atje është afër 9.5 milionë, ndërsa i viktimave ka kaluar 233,000.