Mjekimet kundër dhimbjes si paracetamoli dhe ibuprofeni mund të bëjnë më shumë dëme se sa të bëjnë mirë dhe nuk duhen dhënë në recetë për të trajtuar dhimbjen kronike, kanë treguar zyrtarët e shëndetit.

Instituti kombëtar britanik i shëndetit dhe ‘Care Excellence’ pretendon se nuk ka mjaftueshëm prova për mjekimet si aspirina dhe opiodiët.

Madje në një studim të publikuar të hënën, Nice u shpreh se ato mund të shkaktonin dëme, ku përfshihet edhe varësia.

Në studim thuhej se nuk do të ishte e përshtatshme për t’ia ofruar këto pacientëve, pavarësisht se NHS ka thënë në vite se paracetamoli ofron siguri.

Nice sugjeron se njerëzve me dhimbje kronike duhet tu ofrohen kurse ushtrimi, terapie apo akupunkturë.