Gjatë muajit të fundit Thesari i Shtetit ka bërë transaksione në vlerën e 50 miliardë lekëve për tendera të fshehtë. Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu shprehet se tansasione të tilla e çojë ekonominë drejt falimentimit, ndërsa e cilëson Rilindjes si një sekt ordiner që vjedh xhepat e qytetarëve.

Abuzimi me fondet publike nuk ka limite. Edhe pse kontrollojnë gjithçka, edhe pse çdo tenderim publik bëhen në limitet e fondit të akorduar, edhe pse të njejtat kompani fitojnë çdo “garë”, Rilindja nuk kursen asgjë në babëzinë e saj për të vjedhur.

Lajmi i fundit është abuzimi me ligjin për tendera të fshehtë. Raportohen 50 miliardë lekë tendera që dhe dikush me njohurite minimale juridike kupton që nuk kanë asnjë lidhje me fshehjen apo sigurinë e transaksioneve të tilla. Rilindja, në fundin e saj politik, është kthyer tashmë në një sekt banal, hajdut ordiner i xhepave të shqiptarëve. Ekonomisë shqiptare, me transaksione dhe abuzime të tilla, është njëlloj si ti heqesh oksigjenin të sëmurit në shtrat”,- deklaron Përparim Spahiu.

Ish-deputeti i LSI shprehet se nëse qytetarët duhet të rrëzojnë këtë grup hajdutësh ordiner që vjedhë çdo ditë taksat. “Jemi në emergjence sociale, politike, morale, të rrëzojmë këtë grup hajdutësh ordiner. Nëse nuk e bëjmë sot, vërtet që nesër do të jetë shumë vonë”,- deklaroi Përparim Spahiu.