Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Tiranë, Klevi Pojana ka reaguar pas përfundimit të procesit të zgjedhjeve të brendshme në LSI. Me anë të një postimi në Facebook Pojana shprehet se vullnetarizmi, garantimi dhe mbrojtja e lirisë së shprehjes, demokracia e brendshme dhe kolegjialiteti në vendimmarrje shoqëruan këtë proces kaq të domosdoshëm për një forcë politike që synon të kontribuojë pozitivisht në jetën publike në vend.

Reagimi i Pojanës: 

LSI përmbylli sot me sukses procesin e zgjedhjeve të brendshme sipas parimit ‘NJË ANËTAR-NJË VOTË’!

Vullnetarizmi, garantimi dhe mbrojtja e lirisë së shprehjes, demokracia e brendshme dhe kolegjialiteti në vendimmarrje shoqëruan këtë proces kaq të domosdoshëm për një forcë politike që synon të kontribuojë pozitivisht në jetën publike në vend.

Respektimi i protokollit të masave anti COVID-19 dhe risia e votimit online (për herë të parë në Shqipëri), rezultoi një model i suksesshëm.

44.413 anëtarë të LSI që u bënë sot pjesë e procesit të votimit, dëshmuan dhe një herë që LSI është një forcë vitale në të cilën çdo qytetar shqiptar mund të gjejë veten.

25 prilli do të jetë dita e ndryshimit të madh, dita në të cilën sovrani do të vendosë për Shqipërinë në Europë.