Anëtari i Kryesisë së LSI-së, Klevi Pojana ka reaguar pas takimit të zhvilluar me qytetarët e Njësisë Numër 8, në zonën informale.

Në një postim në Facebook, Pojana shkruan se Edi Rama i ka mashtruar banorët e kësaj zone me premtimet e tij dhe se ai dhe ‘Rilindja’ kanë ngritur një shtet të korruptuar, arrogant dhe përbuzës për qytetarët e zakonshëm të këtij vendi.

Postimi i plotë:

LSI pranë qytetarëve për të dëgjuar shqetësimet dhe problemet e tyre, në takimin e zhvilluar në Njësinë 8, në zonën e njohur si ‘informale’.

Kjo zonë e mori zhvillimin pas viteve 90’ kryesisht nga familje të ardhura në Tiranë për të ndërtuar një jetë më të mirë.

Ndër vite banorët e shkëlqyer të kësaj pjese të Tiranës, janë trajtuar me harresë dhe përçmim.

Në 12 vite si kryetar bashkie dhe 7 si kryeministër këmba e Edi Ramës kurrë nuk ka shkelur në këto lagje për të parë nga afër realitetin ku jetojnë me mijëra familje, përveçse fushatave zgjedhore.

Në 2013 Edi Rama tha se vetëm për dy gjëra ai dhe vetëm ai do të ishte përgjegjës pas ardhjes në pushtet; legalizimet falas dhe furnizimin me ujë të pijshëm 24 orë.

Për të dyja MASHTROI!

Në Njësinë 8 por dhe në të gjithë Tiranën legalizimet u bënë si qoka partie, me mijëra familje u nxorën në rrugë duke i prishur banesat e ndërtuara me mundin e 30 viteve dhe uji (jo ai i pijshëm sepse kjo as mund të mendohet) mungon edhe në qendër të qytetit për orë e orë të tëra çdo ditë.

Në tërë këto vite Edi Rama dhe ‘Rilindja’ kanë ngritur një shtet të korruptuar, arrogant dhe përbuzës për qytetarët e zakonshëm të këtij vendi.

Në datë #25Prill të gjithë së bashku jo thjesht dhe vetëm për ndryshimin e këtij regjimi por për të ngritur një sistem të ri, mbështetur mbi vlera dhe në qendër të së cilit është qytetari i zakonshëm shqiptar.

Takim – LSI njësia 8

LSI pranë qytetarëve për të dëgjuar shqetësimet dhe problemet e tyre, në takimin e zhvilluar në Njësinë 8, në zonën e njohur si ‘informale’.Kjo zonë e mori zhvillimin pas viteve 90’ kryesisht nga familje të ardhura në Tiranë për të ndërtuar një jetë më të mirë.Ndër vite banorët e shkëlqyer të kësaj pjese të Tiranës, janë trajtuar me harresë dhe përçmim.Në 12 vite si kryetar bashkie dhe 7 si kryeministër këmba e Edi Ramës kurrë nuk ka shkelur në këto lagje për të parë nga afër realitetin ku jetojnë me mijëra familje, përveçse fushatave zgjedhore.Në 2013 Edi Rama tha se vetëm për dy gjëra ai dhe vetëm ai do të ishte përgjegjës pas ardhjes në pushtet; legalizimet falas dhe furnizimin me ujë të pijshëm 24 orë.Për të dyja MASHTROI!Në Njësinë 8 por dhe në të gjithë Tiranën legalizimet u bënë si qoka partie, me mijëra familje u nxorrën në rrugë duke i prishur banesat e ndërtuara me mundin e 30 viteve dhe uji (jo ai i pijshëm sepse kjo as mund të mendohet) mungon edhe në qendër të qytetit për orë e orë të tëra çdo ditë.Në tërë këto vite Edi Rama dhe ‘Rilindja’ kanë ngritur një shtet të korruptuar, arrogant dhe përbuzës për qytetarët e zakonshëm të këtij vendi.Në datën #25Prill të gjithë së bashku jo thjesht dhe vetëm për ndryshimin e këtij regjimi por për të ngritur një sistem të ri, mbështetur mbi vlera dhe në qendër të së cilit është qytetari i zakonshëm shqiptar.🇦🇱 🇪🇺

Publiée par Klevi Pojana sur Mercredi 23 septembre 2020