Anëtari i Kryesisë së LSI-së, njëkohësisht Sekretari i Përgjithëm i LSI Tiranë , Klevi Pojana ka reaguar me anë të një postimi në Facebook pas një vizite në fshatin Ndroq. Pojana shprehet se prej 7 vitesh Ndroqi u la në harresë nga ‘Rilindja’.

“Thuajse zero investime të reja në biznes në këtë zonë.Klima e pafavorshme që ka instaluar keqqeverisja me politikat e saj klienteliste, i ka dhënë një hije të zezë ekonomisë në Ndroq dhe gjithë Shqipërinë.”-shkruan Pojana
Postimi:
Në Ndroqin e njerëzve punëtorë, natyrës fantastike dhe klimës së mrekullueshme.
Këto 7 vite Ndroqi u la në harresë nga ‘Rilindja’.
Rruga Nroq-Plepa vazhdon në gjendje skandaloze, premtimi për rindërtimin e plotë të saj mbeti një gënjeshtër më tepër në fondin e madh të mashtrimeve mavi, të cilët u mjaftuan thjesht dhe vetëm me mbushjen e disa gropave.
Me mijëra të rinj janë larguar nga ky vend fantastik, duke u përpjekur ta ndërtojnë larg të ardhmen e tyre.
Blegtoria dhe bujqësia nuk u mbështetën kurrë ashtu siç duhet.
Kujtoni premtimet e 2013 për fshatin nga Edi Rama dhe krahasojini me çfarë thotë sot, janë e njëjta gjë, pra kemi humbur 7 vite me show e propagandë boshe.
Shumë familje kanë pësuar dëmtime të banesave nga tërmeti i shtatorit dhe nëntorit fatkeq të vitit të shkuar.
U bë një vit dhe ende shteti si ka dhënë zgjidhje këtyre familjeve, por endet të prodhojë kronika fake për Bashkinë e Tiranës.
Thuajse zero investime të reja në biznes në këtë zonë.
Klima e pafavorshme që ka instaluar keqqeverisja me politikat e saj klienteliste, i ka dhënë një hije të zezë ekonomisë në Ndroq dhe gjithë Shqipërinë.
#25prill për të ndryshuar këtë realitet të trishtë dhe për t’i kthyer shqiptarëve shpresën!
68
People Reached
9
Engagements
Boost Again