Nënkryetari i LRI-së, Klevi Pojana vizitoi ditën e sotme Pogradecin.

Ai ka postuar një foto në rrjetin social Facebook, nën shoqërinë e kryetares së LRI-së në Pogradec.

Ja çfarë shkruan ai bashkangjitur me foton:

Sot me Tean në Pogradec 😃

Ky qytet është jashtëzakonisht i bukur, me njerëz të mrekullueshëm, por që vuan mungesën e të rinjve që po largohen dita-ditës.

Shqipëria jonë 🇦🇱❤️ ka nevojë për energjinë e të rinjve në mënyrë që e ardhmja e të gjithëve ne të flasë #shqip!