Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar lidhur me lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të ish-deputetit socialist, Marko Bello.

Në një mesazh prekës në Facebook, Presidenti Meta shkruan:

“Sa shumë dhimbje nga kjo ikje e parakohshme e një miku, bashkëpunëtori, kolegu, intelektuali aktiv, qytetari model e familjari shembullor!
Zoti ju dhëntë forcë Silvanës, fëmijëve e të afërmve për këtë humbje kaq të madhe, që na tronditi të gjithëve këtë mëngjes!
Ngushëllimet më të ndjera!
Përherë i paharruar në kujtimet tona!
LAMTUMIRË I SHTRENJTI YNË MARKO BELLO!”