Presidenti i Republikës Ilir Meta promovon dhe nxit prodhimin vendas, duke i bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të konsumojnë produktet tona.

Përmes rrjeteve sociale, Presidenti Meta gjatë vizitës së tij në Dibër ka zhvilluar takime me fermerët vendas të cilët, siç thotë ai, hasin vështirësi në shitjen e tyre prej mungesës së mbështetjes të shtetit, konkurrencës së padrejtë në treg, por edhe për shkak të pasojave të rënda të COVID-19 në ekonominë familjare e kombëtare.

Nisur nga këto shqetësime, Kreu i Shtetit apelon që duhet të kthejmë seriozisht vëmendjen nga bujqësia dhe turizmi, si dy sektorë me potenciale të jashtëzakonshme për zhvillimin e qëndrueshëm jo vetëm të Dibrës dhe të mbarë Shqipërisë.

Mesazhi i Presidentit Meta

Prodhimet bio dibrane janë shumë cilësore dhe të shëndetshme. Megjithatë fermerët duarartë të kësaj treve hasin vështirësi në shitjen e tyre prej mungesës së mbështetjes të shtetit, konkurrencës së padrejtë në treg, por edhe për shkak të pasojave të rënda të COVID-19 në ekonominë familjare e kombëtare.

Grantet, kreditë e buta, skemat konkrete për nxitjen e kultivimit të prodhimeve autoktone, shoqëruar me një marketing të zgjuar dhe efikas, do t’i jepnin frymëmarrje bujqësisë shqiptare duke rritur prodhimin vendas dhe eksportin e produkteve “Made in Albania”.

Të kthejmë seriozisht vëmendjen nga bujqësia dhe turizmi, dy sektorë me potenciale të jashtëzakonshme për zhvillimin e qëndrueshëm të Dibrës dhe të mbarë Shqipërisë.

Kështu do të rikthejmë shpresën dhe do të ndalim shpopullimin e dhimbshëm të trevave me pasuri të shumta natyrore.

PRODHO SHQIP! BLI SHQIP! KONSUMO SHQIP!