Presidenti Ilir Meta është takuar sot me raporteren e Parlamentit Europian, Isabel Santos. Duke vlerësuar rëndësinë që ka për Shqipërinë hapja e negociatave, Presidentit Ilir Meta ka deklaruar se aktet e fundit të qeverisë kundër Kushtetutës së vendit shkojnë kundër integrimit të vendit në BE.

Kënaqësi të takohesha me raporteren e Parlamentit Europian, znj. Isabel Santos. Mirënjohës për ndihmën që institucionet europiane dhe vendet anëtare dhanë në ndihmë të popullit shqiptar. Lakmia e mazhorancës për të kapur me çdo mjet antikushtetues Gjykatën Kushtetuese cënon integritetin e këtij institucioni kyç për llogaridhënien qeverisëse dhe kompromenton rëndë vullnetin e kësaj mazhorance për të çelur negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian”,- shprehet Meta në një mesazh në Facebook.

Kreu i shtetit shton se “miratimi i ligjit antikushtetues ditën e mbërritjes në Tiranë të Komisionit të Venecias dëshmon mungesën e thellë të respektit ndaj këtij institucioni ndërkombëtar, dhe fakton se qëllimi i vetëm i kësaj mazhorance është rikthimi i diktaturës përmes “mjeteve ligjore””.