Nga Baki Dervishi

Pjesëmarrje e jashtëzakonshme sot nga anëtarët e LSI Kavajë, prezentë në kuti votimi dhe online i besuan sot Monika Kryemadhit drejtimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, partisë që ngjall siguri dhe shpresë për çdo shqiptar brenda dhe jashtë vendit, partisë që mbështet të rinj dhe të reja profesionistë, që do të jenë bashkë në çdo sfidë për ta bërë Shqipërinë shtëpinë tuaj!

Anëtarësia sot i besoi plot 10 delegatëve përgjegjësinë për të përfaqësuar LSI-Kavajë në Konventën Kombëtare të Lëvizjes Socialiste për Integrim, 50% e të cilëve ishin të rinj dhe të reja plot energji dhe vizion në sfidën e përbashkët ta bëjmë Kavajën shtëpinë tuaj!

Falenderojmë çdo anëtar që iu përgjigj pozitivisht ftesës sonë për të votuar, por edhe për të nisur një angazhim maksimal në hapat e mëtejshëm politik që do të marrë LSI Kavajë, hapa që do ta çojnë LSI në një fitore të padiskutueshme në zgjedhjet e 25-Prillit!