Protestat në Minneapolis në SHBA për vdekjen e 46 vjeçarit afro-amerikan janë përshkallëzuar, me protestuesit që i kanë vënë flakën gjithçkaje kanë gjetur përpara.

Por një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në këtë qytet, pasi një makinë tip “fuoristradë” në ecje ka qëlluar mbi një turmë njerëzish, duke lënë të vdekur një 19 vjeçar.

Edhe pse u transportua me urgjencë drejt spitalit, ai nuk ia doli t’i mbijetonte plagëve të marra.

Kjo ngjarje ka vënë në alarm autoritetet amerikane, pasi pritet që protestat të jenë më të dhunshme, ndërsa në Minneapolis ka mbërritur edhe Garda Kombëtare e SHBA.