Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas refuzimit të kërkesës së mjekëve për të protestuar ditën e nesërme në oborrin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili shkruan se vetë Rilindja që dje i quante heronj mjekët, sot policia e saj i ndalon të protestojnë për të drejtat e tyre.

Postimi i plotë:

Vetë Rilindja i dje i quante heronj mjekët dhe po vetë sot policia e saj ju ndalon grevën.

Mjekëve u ndalohet greva nga policia e rilindjes gjoja me sebepin e COVID.

Kur Rilindja bën mbledhje partie, kur çojnë qindra policë të shembin teatrin, apo të bëjnë propagandë bashkiake plot me njerëz s’ka asnjë rendësi COVID.

Po a kanë turp këta.

Çfarë po kërkojnë mjekët?

Sindikata e Mjekëve të Shqipërisë i ka kërkuar Qeverisë shqiptare :

  1. rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar,
  2. sigurimin e jetës së personelit shëndetësor,
  3. sigurimin e të gjitha kushteve për një ushtrim dinjitoz të detyrës së tyre
  4. shpalljen dëshmorë te mjekëve, që humbin jetën në detyrë.

Rilindja paguan miliarda euro për koncesione e tenderë sekret, ndërsa kaq pak euro për këto kërkesa minimale të mjekëve nuk i jep kurrsesi.

Çfarë turpi!

Rilindasit me Edi Ramën në krye & Co dilnin nëpër TV dhe bënin sikur çirrnin zemrën për mjekët.

Mjekët nuk kanë nevojë për duartrokitje ballkonesh, por për mbështetje financiare, siguri në punë, kushte dinjitoze dhe respekt.