• Tirana -1 °
  • Durres -1 °
  • Elbasan -1 °
  • Fier 5 °
  • Gjirokaster 10 °
  • Korce -5 °
  • Kruje -1 °
  • Kukes -12 °
  • Lezhe 3 °
  • Sarande 10 °
  • Shkoder 3 °
  • Vlore 6 °
  • Ulcinj 6 °
  • Pristine -2 °

Kufizime të tjera janë vendosur për banorët në disa pjesë të veriut të Anglisë, për shkak të rritjes së numrit të rasteve me COVID-19, një masë e njoftuar nga qeveria disa orë para hyrjes në fuqi.

Banorët e Grand Manchester, të disa pjesëve të East Lancashire dhe West Yorkshire e kanë tashmë të ndaluar të takojnë persona të tjera brenda familjes së tyre apo në parqe.

Atamund të shkojnë në pub-e dhe restorante, por nuk lejohen të përzihen me anëtarët e familjeve të tjera.

Takimet në parqe, megjithatë, janë ende të lejuara.

“Ne po e marrim këtë vendim me zemër të rëndë, por ne po shohim rritje të niveleve të COVID-19 në Europë dhe ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për ta garantuar sigurinë e popullit”, theksoi ministri i Shëndetësisë Matt Hancock.

Britania e Madhe ka regjistruar bilancet më të rënda nga COVID-19 në Europë, me 46 000 të vdekur.

Masa e re përfshin katër milionë persona. Ajo hyri në fuqi në mesnatë, pasi ishte njoftuar më herët, duke ngjallur gjithashtu kritikat e opozitës.