Ditën e sotme mbetemi në ndikimin e vlerave të larta barike duke kushtëzuar në vendin tonë mot të kthjellët deri në mesditë.

Por pasditja pritet të sjellë kalime vranësirash nëpër territor.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 14°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në det dallgëzim deri 2 ballë.