Ditën e sotme do të kemi një rritje temperaturash në të gjithë territorin, me vendin tonë që do të “pushtohet” nga i nxehti afrikan.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, temperaturat maksimale do të regjistrohen në vendet e ulëta 36°C, ndërsa ato minimale në vendet malore 18°C.

TEMPERATURAT

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 23 / 33°C

në vendet e ulëta: 19 / 36°C

në vendet malore: 18 / 31°C

ERA

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.