Një 52-vjeçare ka ndërruar jetë në Sarandë si pasojë e shkëputjes së një masivi shkëmbor.

Ajo ka gjetur vdekjen në mënyrë aksidentale ndërkohë që ka qenë duke kullotur bagëtitë.

Sarandë/ Paraprake

Rreth orës 15:15, në fshatin Zmines, Livadhja, si pasojë e shkëputjes së një masivi shkëmbor, ka gjetur vdekjen në mënyrë aksidentale shtetësia S.F., 52 vjeçe, e cila ka qenë duke kullotur bagëtitë.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.