Platformat sociale, TikTok dhe WeChat do të ndalohen në tregjet amerikane të aplikacioneve nga dita e dielë (20 shtator), vetëm nëse presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump pajtohet për ndonjë marrëveshje të minutës së fundit.

Departamenti amerikan i Tregtisë ka thënë se vendimi do t’ua ndalojë banorëve ne SHBA shkarkimin e këtyre aplikacioneve.

“Me udhëzim të presidentit, ne kemi marrë vendim për të luftuar koleksionimin e dëmshëm të të dhënave personale të qytetarëve kinezë nga ana e Kinës”, ka thënë Sekretari i Departamentit të Tregtisë, Wilbur Ross.

Administrata Trump ka thënë se këto kompani kërcënojnë sigurinë kombëtare dhe përmes tyre të dhënat mund të kalojnë te autoritetet kineze, shkruan BBC.

WeChat do të ndalohet në SHBA të dielën, mirëpo njerëzit do të mund të përdorin aplikacionin TikTok deri më 12 nëntor, kur do të mund të ndalohet plotësisht kjo platformë.

Nuk është ende e qartë nëse Trump do të miratojë marrëveshjen, por ai pritet ta shqyrtojë atë përpara afatit të dielën.