SHBA-ja shënon rekord rastesh ditore me Covid-19, arrin në 71 milionë numri i të infektuarve në botë
11:32 | 12 Dhjetor 2020
SHBA-ja arrin një tjetër rekord rastesh ditore me koronavirus Në 24 orët e fundit janë regjistruar 231.775 rate të reja me Covid-19 sipas të dhënave të Johns Hopkins University.
Edhe numri i të vdekurve është mjaft i lartë, 3.309 viktima, shifra më e lartë që prej nisjes së pandemisë. SHBA-ja është i pari vend të botë si për nga numri i të infektuarve ashtu edhe i vdekjeve.
Deri tani të SHBA janë regjistruar 15,851,014 të infektuar, nga të cilët kanë vdekur 295,522 persona.
Ndërkohë në botë numri total i të infektuarve ka kaluar shifrën e 70 milionë personave, më saktë 71,156,054. Ndërsa të vdekur që prej nisjes së pandemisë së Covid-19 janë shënuar 1,596,160 viktima.