Myrto Uzuni e rrëmbeu vëmendjen me golin e tij të shënuar ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve. Sulmuesi i Shqipërisë e kaloi Ferecvarosin në epërsi ndaj Zonjës së Vjetër në minutën e 19-të, duke realizuar padyshim një ëndërr të tijën.

Por, Uzuni nuk u ndal me kaq, duke arritur të pushtojë internetin me festimin e tij, që ishte i ngjashëm me atë të Cristiano Ronaldos.

Madje, mesfushori shqiptar të gjithë skenën e bëri përballë yllit portugez, që e shikonte nga afër. Mirëpo, në fund të takimit që përfundoi 2-1 për kampionin e Serie A, Uzuni iu afrua Ronaldos dhe i shkëmbyen fanellat.

foto galeri foto galeri