Një 25-vjeçar është plagosur me thikë në fshatin Hormovë të Tepelenës.

Shtetasi me inicialet A.S është plagosur pas një sherri me një tjetër person.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash ndërkohë që i plagosuri është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Gjirokastres nga ku po merr ndihmën e menjëhershme.