Kosova vijon të ketë shifra të larta të rasteve me Covid-19. Vetëm gjatë ditës së djeshme 590 persona rezultuan pozitiv me këtë virus, ndërsa 13 pacientë nuk arritën të mbijetojnë.

Deri më tani në Kosovë me koronavirus janë infektuar 45 mijë e 594 persona, 1 mijë 174 prej tyre kanë humbur jetën. Ndërkohë numri i rasteve aktive mbetet 11 mijë e 922, ndërsa 32 mijë e 498 janë shëruar.

“Numri total i rasteve pozitive është 45.594 raste nga 160.352 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.174 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 696 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 32.498 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.922”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së.