Policia italiane mëngjesin e sotëm ka zhvilluar një mega-operacion antidrogë ku janë arrestuar 13 persona në Pardenone.

 Sipas ‘ilgazzettino’ 13 personat e arrestuar janë më kombësi të ndryshme, shqiptare, italiane dhe nigeriane.

Hetimi ka nisur në muajin tetor të vitit që lamë pas dhe dyshohet se aktiviteti kriminal është zhvilluar kryesisht në provincat e Trevisos dhe Rovigos.

Për 2 nga 13 personat e arrestuar u dha masa “arrest me burg”, ndërsa për 11 të tjerët ‘arrest shtëpie’.