Një kompani ameriakane pretendon se është në hapat e fundit për të krijuar një bateri e cila do të mund të zgjasë 28 mijë vite me një mbushje.

Bateria e saj ka si burim energjie mbetjet bërthamore, por radioaktiviteti i saj mbrohet nga disa shtresa diamanti sintetik, i cili është një nga materialet më të fortë në planet.

Shkencëtarët theksojnë se kjo bateri mund të përdoret pa problem për makinat apo celularët.

“Imagjinoni një botë ku ju nuk e mbushni celularin gjatë gjithë ditës. Tani, imagjinoni sikur të mos keni nevojë për mbushje për një javë ose një muaj. Po sikur të mos e mbushni për dekada të tëra? Me teknologjinë tonë, kjo gjë është plotësisht e mundur”, tha Nil Najker nga kompania amerikane.