• Tirana -1 °
  • Durres -1 °
  • Elbasan -1 °
  • Fier 5 °
  • Gjirokaster 10 °
  • Korce -5 °
  • Kruje -1 °
  • Kukes -12 °
  • Lezhe 3 °
  • Sarande 10 °
  • Shkoder 3 °
  • Vlore 6 °
  • Ulcinj 6 °
  • Pristine -2 °

Një shpërthim ka ndodhur ditën e sotme në një spital në qytetin rus të Chelyabinsk.

Incidenti ndodhi kur një bombol oksigjeni mori flakë  në spitalin ku po trajtoheshin pacientët e infektuar me Covid-19.

Bëhet e ditur se rreth 170 pacientë, përfshirë 150 me koronavirus ishin në spital në kohën e shpërthimit, menjëherë të gjithë pacientët u evakuuan në mënyrë të sigurt.

Dy pacientë në gjendje të rëndë të cilët ndodheshin në kujdes intensiv humbën jetën pasi zjarri ndërpreu furnizimet e oksigjenit në Chelyabinsk, tha prokurori Vitali Lopin për mediat lokale.

Këto të dhëna paraprake janë ende duke u verifikuar.

Dy katet e spitalit si dhe disa apartamente në një ndërtesë banimi aty pranë, morën flakë si rezultat i shpërthimit.

Banorët u evakuuan  me ndihmën e shërbimet të urgjencës dhe flakët u shuan menjëherë.