Një qytetar shqiptar do të dalë para gjyqit në Verona për braktisje të djalit të tij 17-vjeçar në Itali, menjëherë pas mbërritjes në vendin përtej Adriatikut.

Ngjarja ka ndodhur më 17 korrik 2018, kur të dy kanë mbërritur në aeroportin Catullo, ku thanë se do të shkonin tek një i afërt që nuk ekzistonte.

Babai nuk ka dalë fare nga aeroporti, por është kthyer menjëherë me fluturimin e radhës në Tiranë, duke lënë atje të birin.

Djali u ndihmua nga agjentët e policisë aeroportuale dhe përfundoi në Institutin Don Calabria, ku gjendet edhe sot.

Babai i tij akuzohet për braktisje të fëmijës së mitur që nuk ishte në gjendje të kujdesej për veten, pasi nuk dinte asnjë fjalë italisht dhe nuk kishte asnjë njohuri të gjuhës italiane.