Mbi 13 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë. Numri total i rasteve pozitive është 42.805 raste nga 152.677 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.106 raste të vdekjes.

Mësohet se pas shtimit të rasteve me COVID-19, situata në spitalet e Kosovës është rënduar, pasi janë tejmbushur me pacientë.

Gjendje e rënduar paraqitet edhe në Pejë si pasojë e përhapjes së COVID-19. Spitali i Përgjithshëm mbulon pesë komuna të regjionit të Pejës: Deçanin, Junikun, Klinën dhe Istogun.