Pjesë nga intervista Java në RTSH

Ne kemi sondazhe që para tërmetit dhe sondazhe që kanë qenë pas tërmetit. Ashtu siç kemi ne sondazhet tona, Rama ka sondazhet e tij dhe të gjithë janë të fokusuar. Tani, Shqipëria e vogël është edhe ne ja lexojmë sondazhet njëri tjetrit dhe Ramës i kanë thënë ‘ e vetmja mënyrë për të rikuperuar rimëkëmbjen tënde është rindërtimi ekonomik’. Po ç’ rindërtim ekonomik do të bëjë pa konferencën e donatorëve që i premtoi 1 miliardëë e 150 milioën euro dhe nuk ka marrë asnjë gjë. Përkundrazi. Pagoi disa para për të bërë atë shoë të madh për ti thënë shteteve apo institucioneve të ndryshme që shiko se kaq para do të jap donacion për rindërtimin ekonomik në Shqipëri. 85% e shqiptarëve nuk e votojnë Edi Ramën, 55% votojnë opozitën e bashkuar. 85 me 55 janë 30% që nuk janë pak. Sepse, kjo 30% është ai 30% që kërkon një punë shumë të madhe dhe pjesa më e madhe e tyre është gri që nuk kanë votuar prej më shumë se 20 vitesh.
Pyetja: Çfarë garancie kanë sondazhet që të fitoni duke pasur parasysh edhe kompaninë të cilës ja keni ngarkuar këtë?
Kryemadhi: Mua më kanë dal të gjithë sondazhet. Jo mua, por Lëvizjes Socialiste për Integrim gjithmonë i kanë dal sondazhet.