Ish deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku shkruan se sa më të larta taksat, sa më të ashpra masat, sa më të vështira procedurat, aq më i madh do të jetë korrupsioni i një administrate të keq paguar, por dhe të politizuar.

Gjithashtu Spahiu në postimin e tij ka shpalosur edhe disa pika kryesore të programit ekonomik të LSI-së.

Postimi i plotë i Spahiut:

Sa më të larta taksat, sa më të ashpra masat, sa më të vështira procedurat, aq më i madh do të jetë korrupsioni i një administrate të keq paguar, por dhe të politizuar.

Mbi 100 milion euro është shuma për t’ju rimbursuar nga TVSH qindra bizneseve, dhjetë herë më e madhe se gjashtë vite më parë.

Rimbursimi është kthyer një nga skemat më korruptive ku qindra biznese nuk marrin mbrapsht paratë e tyre pa paguar ryshfet, minimalisht 20%.

Sipas Bankës Botërore për vitin 2019, mbi 36 për qind e bizneseve shqiptare u është kërkuar të paktën një herë ryshfet nga zyrtarët e shtetit. Kjo shifër është tre herë më e lartë se mesatarja e rajonit dhe mbi dy herë më e madhe se sa mesatarja botërore.

Pra:

Rënies së rritjes ekonomike.

Rritjes së borxhit publik.

Uljes së të ardhurave nga tatimet dhe doganat.

Raporteve të degraduara të sistemit të sigurimeve dhe pensioneve.

Uljes së investimeve direkte.

Mungesës së investimeve të huaja.

Klimës së përkeqësuar të të bërit biznes.

Largimit masiv të popullatës.

Hedhjes në rrugë të prodhimeve bujqësore, mund një vjeçar i qindra fermerëve, i vë kapakun, KORRUPSIONI.!!!

Një shtet komplet i degraduar.

Situatë që vetëm VOTA e zgjidh.

(I) Ulje e barrës fiskale mbi biznesin dhe individin: Thjeshtëzim i sistemit fiskal dhe ulje e barrës fiskale, përmes një taksës të sheshtë prej 10% për tatim fitimin, të ardhurat personale.

(ii) TVSH  0% për prodhimin bujqësor

(iii) TVSH 6 % për produktet e shportës;

(iv) Heqja e pagesës së TVSH-së në doganë.

(v) Pagesë fikse tatimi prej 30 mijë lekë në vit për gjithë bizneset me xhiro vjetore nga 2 deri 8 milionë lekë në vit.

(vi)  Heqja e tatimit të transferimit të pronësisë së pasurive të paluajtshme.

Pagesa vetëm 1% taksë mbi shumën e transaksionit. Për blerjen e shtëpisë së parë, pagesa është 0.

(viii) Ulje e tavanit të taksave vendore për ti dhënë fund abuzimit me to.

(ix) Mbështetje me grand 20000 Euro për start-up-et.

Janë pjesë të programit të LSI..!!!