Ekspertët e Fondacionit Oswaldo Cruz në Brazil kanë kapur disa imazhe ndërkohë që po studionin si përhapet koronavirusi.

Nga pamjet e regjistruara, shihet momenti kur virusi përpiqet të hyjë në një qelizë të shëndetshme.

Studiuesit përdorën një mjet që u lejon atyre të zmadhojnë objektet deri në dy milion here duke i lejuar ata të futen thellë brenda qelizës dhe të shohin virusin.

Qelizat e përdorura në këtë studim nuk ishin të njeriut, por të një lloj majmuni jeshil afrikan, të cilat përdoren shpëesh për teste laboratorike.

Imazhi më i rëndësishëm i kapur nga studiuesit në Brazil tregon momentin kur COVID-19 fillon të hyjë në qelizën e shëndetshme.

Në njërën nga pamjet mund të shihni disa grimca të virusit që përpiqen të infektojnë citoplazmën e qelizës.

27009460-8204671-image-a-1_1586447726287-1586691971.jpg27009464-8204671-image-a-6_1586447863282-1586691980.jpg27009458-8204671-image-a-5_1586447811122-1586691963.jpg