Stuhia që pushtoi gjatë natës Shqipërinë duket se ka shkaktuar dëme pranë bregdetit. Në Qeparo, çadrat e pushimit kanë përfunduar në det për shkak të erës së fortë, duke detyruar pronarët që të zhyten për t’i rimarrë mbrapsht. Siç duket edhe nga pamjet e Joq, një djalë futet në det për të marrë një çadër, e cila kishte përfunduar larg vendit të saj për shkak të erës. Stuhia e furishme përfshiu gjithë bregdetin e jugut, duke shkaktuar dëme të shumta.