Presidenti Ilir Meta ka shkruar një mesazh ngushëllimi për popullin francez pas sulmeve terroriste ditën e somte.

Meta ka ngushëlluar familjarët e viktimave, teksa ka dënuar sulmet e kryera. Kreu i Shtetit ka shprehur solidarizimin me homologun Macron.

“Shumë i tronditur nga sulmi i sotëm terrorist në Nisë.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave dhe shërim sa më të shpejtë të gjithë të lënduarve.

Dënoj me forcë sulmin dhe solidarizohem me popullin mik francez, Presidentin Macron, si dhe me autoritetet franceze në përballje me këto akte barbare që synojnë të mbjellin frikë e terror”, ka shkruar presidenti Meta.