Doja t’ju thosha që takimet me gratë janë shumë pozitive për mua dhe tepër motivuese gjithashtu.

Për një grua sot në politikë është shumë e vështirë dhe nëse nuk do të ketë solidaritetin dhe përkrahjen e grave, e sidomos të grave të reja, e bën të pamundur misionin tonë, dhe një nga pikat tona kryesore të programit tonë është fuqizimi ekonomik i gruas.

Gruaja është themeli i një familjeje dhe po ishte gruaja e fortë, po ishte në një komoditet për të jetuar, sigurisht edhe respekti mes burrit dhe gruas do të jetë i barabartë, por nga ana tjetër edhe fëmijët do të jenë më të ndjeshëm, më të mbarë dhe do të kenë mundësinë e një edukimi dhe shkollimi më të mirë.

Ndërkohë kemi edhe 5 pikat, 5 prioritetet që ne si LSI i kemi prezantuar tashmë, dhe që janë të nevojshme për tu vënë në zbatim menjëherë.

Këtu në Bashkinë e Divjakës faktikisht është një bashki që ka mundësi punësimi dhe zhvillimi të sektorit të turizmit jashtëzakonisht të mëdha, pavarësisht se çfarë ofron bujqësia në këtë zonë, që është një tjetër prioritet për ne, të cilin ne e prekim me kartën e fermerit, me TVSH-në për prodhimet, jo përsa i përket TVSH-së direkte, por përsa i përket konsumimit që shqiptarët të hanë mirë dhe lirë.

Pra, të hanë prodhimet vendase dhe pse jo për të konkurruar prodhimet e huaja, po ashtu edhe për të bërë një barrierë për prodhimet e importit. Kujtojmë këtu që 30 për qind e kërkesës për ushqime që kanë shqiptarët, ne i plotësojmë me prodhimet tona vendase.

Një tjetër prioritet, një tjetër pikë tjetër e rëndësishme e programit tonë është edhe arsimi, për vajzat dhe për djemtë e rinj. Pse e quajmë këtë kryesore? E quajmë kryesore, sepse nëse ne nuk do të kemi fëmijët tanë të arsimuar, nuk do të konkurrojmë dot nesër në tregun e punës. Nuk do të kemi mundësi jo vetëm për të zhvilluar ekonominë tonë, por edhe për të zhvilluar gjithë infrastrukturën tonë, turizmin, bujqësinë, agro-turizmin, agro-përpunimin.

Kemi diskutuar bashkë kur jemi takuar përpara disa kohësh përsa i përket i përket disa projekteve që kanë të bëjnë me zhvillimin e bujqësisë këtu, pra ta shesim prodhimin pa e prodhuar akoma, për prodhime që kanë të bëjnë me sallatën, me lakrën, me domaten, me specin, me ato prodhime që i prodhon Divjaka. Kjo ka të bëjë edhe me motivimin që ne duhet tu japim fermerëve, sepse sot është shumë e vështirë.

Nëse ti zhvillon bujqësinë, nëse i jep krah fermerit për të qenë dinjitoz, normal pastaj që të gjitha bashkë ndërthuren me njëra-tjetrën. Ajo që ne kemi diskutuar është karta e fermerit, që do të jetë një ndihmesë shumë e madhe për fermerin në uljen e çmimeve të investimeve në inpute, jo vetëm të pesticidet, por edhe te plastmasi nëse do dojë të bërë sera, të betoni, të hekuri etj.

Nëse ty të duhet për të marrë një subvencion, ty të duhet për muaj të tërë të trokasësh në dyert e shtetit për ta përfituar atë, kur ndërkohë nëpërmjet kartës së fermerit do të jetë tepër e thjeshtë. Si ato kartat e identitetit që ne i përdorim për të përditshmen tonë, mjafton të bësh regjistrimin, të fusësh të dhënat e tua në kartën e identitetit dhe nëpërmjet saj ti krijon lehtësi për fermerin.

Po ashtu kemi folur edhe për 5 për qindëshin, ku nëpërmjet formalizimit të tregut shqiptar ti krijon të ardhura në buxhet të shtetit, të cilat përkthehen në kanalizime, vaditje, energji elektrike. Themi energjinë elektrike, sepse sot fermerët vadisin me pompa dhe i duhet ta paguajnë energjinë elektrike sikur janë biznes, kur ndërkohë pompa për të vaditur është e domosdoshme dhe ti si shtet e ke për detyrim të krijosh sistemin e vaditjes, kanalet kulluese, rrugën ku do të shkosh, çmimin e naftës etj.

Eliminimi i burokracisë është i domosdoshëm. Mungesa e vullnetit politik ka bërë që ne të kemi çmimet më të larta në rajon, qoftë për energjinë, qoftë për naftën, qoftë për  rrugët. Ndërsa, nëse ne do të kemi vullnet politik, dëshirë të mirë për  ti bërë gjërat, atëherë çdo gjë do të jetë ndryshe.

Unë e thashë, nuk duhen 5 muaj për të realizuar prioritetet tonë, por vetëm 5 ditë, mjafton të thuash që do ta bëj këtë gjë, dhe ajo bëhet. Sepse sot të gjithë shqiptarët janë të regjistruar.

Duke formalizuar ekonominë shqiptare, ne kemi impakt të drejtpërdrejtë, të menjëhershëm në buxhetin e shtetit dhe kjo shkon në investime të drejtpërdrejta në infrastrukturë, në arsim, në shëndetësi e kudo.

Pastaj ne kemi edhe projektin aq shumë të diskutuar ‘Nga bebja në bebe’, që duket në fakt disi absurde për momentin, por mund të jetë absurde për mua që nuk bëj më fëmijë, por ne nuk duhet mendojmë vetëm për sot. Pasi sot ne kemi menduar jo vetëm një plan për ti dhënë zgjidhje këtij problemi që kanë sot shqiptarët përsa i përket varfërisë dhe funksionimit të shtetit, por nga ana tjetër në duhet të mendojmë edhe për 25 vitet e ardhshme.

Kjo është detyra jonë si politikanë, sepse nëse ne do të vazhdojmë me këto ritme, fëmijët e shqiptarëve do të ikin nga Shqipëria. Ndërsa duke krijuar skemat e financimit që kanë të bëjnë me atë që shteti merr një garanci për atë fëmijë që lind sot, pas 25 apo 30 viteve kur ai bëhet me fëmijë sërish në Shqipëri, ti do ti japësh një shumë prej 25-28 mijë dollarësh, të cilat janë të organizuara dhe funksionojnë në bazë të skemave të trust-fund-eve.

Këtë skemë e kanë shtete mjaft serioze si Amerika, Kanadaja si një mënyrë për të ndaluar shpopullimin, që të mos u largohen fëmijët.

Një nga arsyet që thonë sot të rinjtë shqiptarë që duan të largohen është se nuk kanë garanci se ku të jetojnë, por nëse edhe burri edhe gruaja do të kenë një fond të tillë, atëherë mund të kenë mundësinë për të blerë një shtëpi. Mund ta kenë mundësinë ta blejnë shtëpinë këtu në Divjakë, pasi do të kenë mundësinë të jetojnë dhe punojnë këtu.

Sigurisht që sot në mentalitetin e ekonomisë shqiptare e kanë të pakuptueshme, sepse është një skemë e re zhvillimore, që aplikohet në shtete mjaft të zhvilluara që janë të fokusuar në luftën kundër shpopullimit, kundër plakjes së popullatës së tyre.

Ne kemi qenë një ndër popujt më të rinj në Evropë, por në këto 7 vitet e fundit, me ritme shumë të shpejta mosha mesatare e popullsisë është rritur, kështu që ne na duhet të mendojmë që sot për 25 vitet e ardhshme.

Nëse do të ecim sot për sot, ne nuk do të kemi asnjë plan për të ardhmen, ndaj ne kemi paraqitur pesë prioritetet tona kryesore të programit tonë, me skemën e 5 për qindëshit të rimbursimit të prodhimeve, që do të sjellë një impakt të menjëhershëm tek familjet shqiptare brenda vitit, e cila krijon një qarkullim ekonomik te buxheti i shtetit dhe për të vazhduar më pas te programi ‘Nga bebja në bebe’, që është një projekt afatgjatë për të krijuar hapat njëri pas tjetrit për të garantuar fëmijët tanë që të na rrinë këtu, të mos na ikin.

Ne kemi vendosur taksën e sheshtë 9 për qind, që krijon një komoditet për biznesin, qofshin këto të mëdha, të vogla, duke krijuar një mundësi të çlirimit emocional të biznesit për të mos e përplasur atë me shtetin, për të krijuar një miqësi le të themi, partneritet mes tyre.

Dhe nga ana tjetër të gjitha ato kompani që janë më fitimprurëset, më të mëdhatë, që i kanë të ardhurat mbi 1 miliard, ne kemi vendosur taksën e të ardhmes që është 1 për qind dhe kjo shkon drejtpërdrejt në arsim, në universitete, në shkolla, që krijon mundësi për të rritur buxhetin dhe mundësinë e profesionistëve tanë.

Pra janë disa gjëra shumë të thjeshta dhe ne tashmë jemi në kuadrin e komunikimit me njerëzit. Reagimet kanë qenë tepër pozitive.

Në 10 vjet ne do ti paguajmë 600 milion euro Vilma Nushit për koncesionin e Check-Up-it, gjë që nuk ka asnjë impakt, ndërsa ti këtë 600 milionëshin do ti paguash për 20 vjet për 560 mijë shqiptarë që do të lindin, të cilat do ti ngrish, dhe kur ata të behën 25-26 vjeç, ata do të kenë mundësinë një buxhet tyrin. Ne duam që ata të na bëjnë fëmijë këtu, të mos ikin të na i bëjnë fëmijët tashmë.

Sepse duke krijuar këtë skemën e menjëhershme të formalizimit, ne krijojmë edhe sistemin arsimor dhe sistemin shëndetësor. Të njëjtën skemë ka Danimarka, Suedia, Norvegjia që janë vendet më sociale, sepse shteti është i drejtpërdrejtë në ndihmesën e tij ndaj qytetarëve. E gjithë kjo kërkon vullnet politik dhe dëshirë politike. Unë mendoj që këto janë shumë të mundshme për tu realizuar dhe mendoj se është një nga efektet më të mira  që mund të japim ne, të paktën për familjen. Mendoj që po ndërtuam një familje të fortë dhe po i mbajtëm fëmijët tanë këtu, atëherë kemi bazën e funksionimit të shtetit.

Unë nuk kam turp nga puna, por dua ta bëj në vendin tim. Mundësia e zhvillimit në zonën e Divjakës për turizmin. Cili është plani që kemi ne për Divjakën, çfarë plani ka Divjaka për shkollimin e fëmijëve të saj. Pra nuk është plani veç për ti shkolluar dhe nxjerrë nga analfabetizmi. Pra cili është shkollimi, turizmi, bujqësi, agro-turizëm, agro-përpunim. Ti duhet të kesh një masterplan.

Nëse do të zhvillosh turizmin, ka nevojë për  recepsionistë, kamarierë, kuzhinierë, ekonomistin, guidën, ka nevojë pafundësisht. Por a duhet të prodhojmë më shumë seç duhet?

Ndërkohë ke bujqësinë, ke turistë që vjen për të kaluar disa ditë. Mund të hidhet në një fushë në Divjakë dhe e këput specin, domaten me dorën e vet. Ka disa gjëra, që ti e krijon të gjithë skemën e funksionimit të bashkisë Divjakë dhe mund të ketë të ardhura ekonomike që shkojnë drejtpërdrejtë tek familjet. Ne u marrim taksa njerëzve pa nisur prodhimi dhe më pas themi pse falimenton ekonomia? Po do të falimentojë ekonomia nëse shteti nuk është bashkëpunues, partner, nëse shteti nuk i krijon komoditetin qytetarëve të jetë në qetë për të shërbyer.

Ajo që mendoj unë është, se një bashki si Divjaka është e jashtëzakonshme për zhvillimin e familjeve të Divjakës. Ajo që mendojmë ne dhe që është e domosdoshme, duke krijuar hapësirat e zhvillimit qoftë në bujqësi, turizëm infrastrukturë, i jep një komoditet shumë të mirë njerëzve. Sidomos familjeve të reja, për të qëndruar sepse 1 orë larg aeroportit dhe 40 minuta larg portit je.

Ujë nuk kam, drita nuk kam. Unë tani kur erdha vura re që mjafton të shikosh oborret dhe ballkonet e shtëpive për të kuptuar se çfarë komuniteti jeton. E sërish meriton akoma më shumë sepse një njeri që jeton në shtëpinë e tij, normal që do të kërkojë që edhe jashtë ta mbajë pastër dhe me rregull. Nuk mund të thuash që nuk janë bërë investime, por bëhen 7 herë, shtrohet dhe shqepet bulevardi, kur ndërkohë ai investim mund të ishte ne turizëm apo te rëra.

Ne mendojmë se turizmin nuk duhet ta lëmë të pazhvilluar në mënyrë të tillë që të ja japim dikujt me koncension, jo. Turizmit duhet ti bësh infrastrukturën në mënyrë të tillë që të krijosh hapësira që njerëzit ta shfrytëzojnë dhe të kenë mundësi përfitimi. Është shumë më mirë që të ardhurat nga turizmi ti shkojnë bashkisë dhe ky buxhet shkon në funksion të qytetarëve se sa të shkojnë në xhepin e një njeriut të vetëm.

Turistëve duhet të u ofrosh shërbime. Pjesa më e bukur që ka Divjaka, nga ana e ekonomisë ka bujqësinë, por nga ana e emocionit është turizmi.