• Tirana -1 °
  • Durres -1 °
  • Elbasan -1 °
  • Fier 5 °
  • Gjirokaster 10 °
  • Korce -5 °
  • Kruje -1 °
  • Kukes -12 °
  • Lezhe 3 °
  • Sarande 10 °
  • Shkoder 3 °
  • Vlore 6 °
  • Ulcinj 6 °
  • Pristine -2 °

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) kohë më parë ka reviduar definicionin e kontaktit të afërt.

Më parë kontakt i afërt është konsideruar personi i cili kalon së paku 15 minuta në distancë më të vogël se dy metra nga personi i infektuar.

Tani ato 15 minuta nuk është e thënë patjetër të jenë të pandërprerë, transmeton Telegrafi.

Me kontakt të afërt konsiderohet personi i cili ka qenë së paku dy metra nga personi i infektuar më së paku 15 minuta gjatë 24 orëve.

Pesëmbëdhjetë minuta është vetëm udhëzimi.

– Dëshironi të jepni ndonjë udhëzim më të gjerë i cili mbahet lehtë në mend, por pikërisht fjala është për vazhdimësinë, tha Neal Goldstein, profesor i epidemiologjisë në Universitetin Drexel në Philadelphia.

– Rreziku mund të jetë më i vogël në afat më të gjatë, ndërkaq më i madh në afat më të shkurtër. Ka shumë variabla, të cilat ndikojnë në sasinë e virusit të cilin dikush e merr, pra kjo gjë është më e rëndësishmja – ka thënë Goldstein.

Pos kohës së ekspozimit ndaj virusit, është me rëndësi edhe a ka personi i infektuar simptoma, a ka fare apo i ka zhvilluar më vonë, a keni qenë jashtë apo në lokal të mbyllur, çfarë ka qenë ajrosja e lokalit, edhe sa njerëz kanë qenë aty dhe me çka jeni marrë.

Për shembull, nëse keni qëndruar ulur dhe keni kënduar në bodrumin e mikut në vend që të keni qëndruar ulur i heshtur në park, rreziku është i madh që do të infektoheni në afatin më të shkurtër.

Definicioni i kontaktit të afërt nuk ndryshon nëse me atë rast keni bartur maskë, mirëpo ajo nuk është për shkak të maskës, sepse ato nuk janë të dobishme në preventivën e infeksionit.

CDC-ja maskat nuk i merr parasysh thjesht për shkak se shumica nuk i bartin në mënyrën e duhur.