SHMU njoftoi se po kalon edhe një ditë tjetër e kthjellët dhe e nxehtë, kryesisht në zonat e ulëta dhe bregdet.

Dita e fundit e kësaj jave, e diela, parashikohet përgjithësisht me diell e vranësira të lehta kalimtare.

Era, do të fryjë juglindje e veriperëndim e lehtë në tokë. Në të gjithë vijën bregdetare era përkohësisht do të fitojë shpejtësi mesatare në mesditë. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2 dhe 3 ballë.

Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 17°C deri në 30°C
zonat e ulëta 18°C deri në 37°C
zonat bregdetare 20°C deri në 34°C