Në Zagreb mbrëmë dhe sot në mëngjes janë regjistruar tërmeteve intensitet të ulët, ndërsa një numër i madh i banorëve të kryeqytetit kroat janë të frikësuar prej ndonjë tërmet të ri me intensitet të fuqishëm.

Tërmeti shkatërrues i cili në mars shkaktoi dëm të madh material ndryshoi jetën e banorëve të Zagrebit, ndërsa Tomisllav Fiket nga Shërbimi sizmik kroat për RTL deklaroi se relaksimi i tokës dhe dridhjet e vogla mund të vazhdojnë.

Fiket paralajmëroi se ekziston mundësi që Zagrebi të goditet nga një tërmet më i fuqishëm se ai në mars, sepse, siç sqaroi, sado që të jenë drastike pasojat, për fat të keq, kjo nuk është energjia maksimale që mund të pritet të lirohet në rajonin e Zagrebit”.

“Për rajonin e Zagrebit, kjo është prej 6,3 deri në 6,5 ballë sipas Shkallës Rihter. Është rreth tridhjetë herë më i fuqishëm se ai më 22 mars. Për rajonin e Dubrovnikut, është vetëm 7 ballë”, tha Fiket.

Rrjeti sizmik kroat përbëhet prej 17 stacioneve të përhershme, ndërsa, për shembull, Italia ka një mijë, ndërsa Sllovenia 50 stacione të tilla.