Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka shprehur ngushëllimet për viktimat e tërmetit shkatërrues në Turqi. Lutja e saj, është që kjo situatë të tejkalohet me sa më pak pasoja. ”Ju shpreh ngushëllime të ndjera familjeve të viktimave dhe bashkohemi në lutje për shërim të shpejtë të të plagosurve dhe tejkalimin e kësaj situate të rëndë me sa më pak pasoja”,-shkruan më tej kryetarja e LSI-së.

Postimi i plotë:

Shpreh keqardhjen e thellë për pasojat e rënda të tërmetit të sotëm në Greqi dhe Turqi, uroj për kapërcimin sa më të shpejtë të kësaj situate të rëndë të shkaktuar nga fatkeqësia natyrore.  Jemi pranë popullit turk dhe grek në këto momente të vështira.Ju shpreh ngushëllime të ndjera familjeve të viktimave dhe bashkohemi në lutje për shërim të shpejtë të të plagosurve dhe tejkalimin e kësaj situate të rëndë me sa më pak pasoja!