Më shumë se 200,000 njerëz janë urdhëruar të evakuohen nga zonat e Japonisë të cilat kërcënohen nga një stuhi e fuqishme që po afron.

Tajfuni Haishen pritet të intensifikohet të dielën, duke sjellë reshje të mëdha shiu, stuhi dhe erëra me më shumë se 100mph (160km / h).

Tajfuni i fundit ka çuar në mbylljen e fabrikave, shkollave dhe bizneseve në të gjithë Japoninë perëndimore. Qindra fluturime dhe shërbime treni janë anuluar gjithashtu.

Qeveria e Japonisë do të mbajë një takim urgjent të kabinetit të dielën për të diskutuar mbi pasojat e tajfunit

Si rezultat i stuhisë, qindra mijëra njerëz janë këshilluar të strehohen ne vende te caktuara si shkolla dhe qendra komuniteti. Kjo përfshin të 36,600 banorët e qytetit të Goto, në Nagasaki, ku tajfuni mund të godasë drejtpërdrejt.

Tajfuni Haishen ka detyruar gjithashtu rojen bregdetare të Japonisë të ndërpresë kërkimin e saj për marinarët e zhdukur nga një anije mallrash që u fundos gjatë Typhoon Maysak

Image